Policia e Kosovës po vazhdon t’i kërkojë personat të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Korrektuese – Dubravë janë dërguar dy persona pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykatat, njëri nga Podujeva e tjetri nga Prizreni.
Ndërkaq, një person tjetër po ashtu nga Prizreni që sipas burimeve brenda policisë, pas urdhëresë nga Gjykata, është dërguar në vuajtje të dënimit.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se edhe në Itali është arrestuar një shqiptar, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, media mëson se është arrestuar edhe një person tjetër në Hanin e Elezit dhe se i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit.