Një person ka raportuar në Polici se iu është djegur shtëpia e tij dje rreth orës 19:00 në fshatin Skorobisht të Prizrenit.
Burimet e medias brenda policisë bëjnë të ditë se vlera e dëmit është rreth tre mijë euro.
Po ashtu, të njëjta burime tregojnë se nuk ka persona të lënduar.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.