Në fshatin Dobrushë është ndaluar një person dhe gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur mallra si çokolata, orbita, Nescafe në vlerë rreth 600 euro.
Për to, i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është liruar të largohet me makinën e tij.
Ndërsa është sekuestruar malli dhe mbetet në kompetencë të njësitit doganor.