Tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, kanë pësuar lëndime trupore nga disa fishekzjarrë/.
Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite në Fushë-Kosovë ku tre fëmijë të komunitetit ashkali, kishin gjetur disa fishekzjarrë në kontejnerë të mbeturinave dhe kishin tentuar t’i marrin.
Me këtë rast, fishekzjarrët kishin shpërthyer dhe tre fëmijët kanë pësuar lëndime trupore.
Sinjali ka marrë vesh gjithashtu se të tre janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK.