Një aksident me fatalitet është shkaktuar mbrëmë rreth orës 22:41, në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se i dyshuari duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës ka goditur këmbësorin, i cili pësoi lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.