Është arrestuar një person i dyshimtë në Klinë, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike.
Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.