Situata e përballjes me virusin COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë.
Pavarësisht ndryshimit në numër të rasteve me koronavirus, masat vazhdojnë të jenë thuajse të gjitha të njëjta.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 615 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID, për të gjithë qytetarë që nuk respektuan masat e vendosura bazuar në këtë ligj.
Që nga votimi i këtij ligji, zyrtarët policorë po vazhdojnë që të shqiptojnë tiketa për të gjithë ata që rrezikojnë me shpërndarjen edhe më të madhe të virusit.