Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të panjohur deri me tani.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën në orën 22:00 në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, ekipi i urgjencës i ka dhënë ndihmën mjekësore viktimës dhe e ka transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.