Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person.
Pasi që ai kishte shpërndarë në Facebook një fotografi me armë të gjatë zjarri.
Pasi është informuar për rastin, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht armën gjysmautomatike në polici bashkë me një karikator pa fishekë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.