Një person është arrestuar mbrëmë në Klinë, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike.
Sipas Policisë, viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.