Policia e Kosovës ka arrestuar dje një vozitëse femër pasi që e njëjta me veturë nga pakujdesia ka goditur një të mitur.
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, Gllogoc.