Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.
Deri tani mësohet dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën teksa dyshohet se ka humbur jetën një grua.
Po kështu mësohet se ka dhe persona të plagosur.
Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.