Mbrëmë rreth orës 22:20, një person në Pejë ka qenë viktimë e hajnave.
Burime brenda policisë në Pejë kanë bërë të ditur se një person, shtetas i Turqisë është ankuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur një mijë euro.
Po ashtu bëhet e ditur se hajnat i grabitur edhe një telefon mobil.
Në lidhje me këtë rast, burime ka thënë se ende nuk ka ndonjë të dyshuar dhe se kanë filluar hetimet në lidhje me këtë grabitje.