Në rrugën “Blerim Shala” në Prizren janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë në një filial të një banke.
Një punëtore e bankës është ankuar në Stacionin e Policisë në Prizren se ka hasur në 570 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se janë sekuestruar të tri kartëmonedhat.
Gjithashtu media mëson se kanë filluar edhe hetime për këtë rast.