Kërcënohen dy persona në Gjakovë.
Dje rreth orës 20:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.
Burime brenda Prokurorisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje ai i ka kanosur dy viktima një mashkull dhe një femër.
Gjithashtu media merr vesh se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.