Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur dje në Mitrovicë të Veriut, saktësisht në lagjen Suhodoll.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ankuesi (mbajtës i pëllumbave) ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur pëllumbat e tij.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Nuk raportohet për të arrestuar.