Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Jeronim De Rada” të Klinës.
Derisa ngasësi ishte duke drejtuar veturën, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, kishte humbur kontrollin mbi veturë duke goditur fillimisht një pjese betoni, e më pas ka dal jashtë rrugës dhe ka goditur murin e një shtëpie.
Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kane pësuar ngasësi dhe dy pasagjerë – një mashkull dhe një femër, të cilët u dërguan për tretman mjekësor.