(E plotësuar 20:25) - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi e ka konfmuar vrasjen në kryeqytet, ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij si shkak i një problemi familjar.
Ai tregoi se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, e cila po hetohet.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është prokurori Ilaz Beqiri, i cili po heton rastin, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
"Posa të mblidhen të gjitha provat relevante do të jepen edhe informacionet tjera", tha kryeprokurori Kujtim Munishi.
(19:21) - Pas disa orësh organet kompetente kanë larguar nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të Albert Krasniqit.
Mjekësia Ligjore tashmë ka marrë trupin e Krasniqit, për të vazhduar me hetimet përkatëse të këtij rasti.
Për disa orë radhazi policia dhe mjekësia ligjore kanë qëndruar në ndërtesën e familjes Krasniqi në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.
Ndryshe Albert Krasniqi dyshohet se mbeti pa shenja jete si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Albert Krasniqi ishte në kërkim të Policisë së Kosovës për disa ditë radhazi për shkak të përdorimit të dhunës fizike ndaj ish-gruas, Besa Gashi.
***
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij te rruga C.
***
Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfimuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.
Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.
Automjeti i Mjekësisë Ligjore duke shkuar në vendin e ngjarjes.
***
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për media e ka konfirmuar se sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një vrajse në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.
Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.
Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti.”, tha Ahmeti.
Mësohet se bëhet fjalë për një konflikt familjar, ku babai ka qëlluar për vdekje të birin e tij.
Vritet biznesmeni i njohur në Prishtinë
Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.
Media ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina.
Siç mësohet nga burime të sigurta brenda Policisë, vrasja ka ndodhur para pak minutash dhe Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Media ka biseduar me zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, por ajo ka thënë se nuk ka informacione.