Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfimuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.
Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.
Automjeti i Mjekësisë Ligjore duke shkuar në vendin e ngjarjes.