Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se në disa raste ka përdorur kartmonedha euro të falsifikuara.
Mësohet se është arrestuar E.N., 25 vjeç, banues në Mamaj, Tepelenë.
“Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 25.01.2021, ka furnizuar me karburant automjetin tip “Opel” në një pikë karburanti në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe pagesën e ka bërë me një kartëmonedhë 50 euro e dyshuar e falsifikuar.
Gjithashtu, në datë 26.01.2021, ky shtetas ka blerë produkte në një dyqan në Mallakastër me kartëmonedhë 50 euro të dyshuar të falsifikuar”, njofton policia.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Opel” dhe dy kartëmonedha 50 euro të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.