Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Mamurras.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një njësie tregtare ndërsa shënjestra është 65-vjeçari M.L.
I plagosuri ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende detaje dhe shakqet e ngjarjes, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.