Shtetasi me iniciale K. D gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila menjëherë ka marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.
Gjatë konfliktit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë G. B dhe F. V., duke goditur K.D i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Arrestohet në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë.