Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 28 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia.
Policia bën me dije se rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.