Një veturë ka goditur një këmbësor në qendër të Prishtinës, konkretisht përballë stacionit të Policisë së Kosovës.
Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar.
Këtë e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës
“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Në fotografitë e publikuara shihet një person i shtrirë në rrugë, teksa afër gjenden edhe kalimtarë të rastit dhe zyrtarë policorë.