Në zyrën e Postës së Kosovës në rrugën “Skëndërbeu” në Kamenicë, ka ndodhur një vjedhje.
Siç mëson media nga burimet, nga kjo pikë postare janë vjedhur 20 mijë euro.
Media ka mësuar nga burimet se vjedhje e ka raportuar punëtori i sigurimit.
Dyshohet se disa persona kanë depërtuar me forcë në brendi të postës dhe kanë vjedhur paratë e gatshme.
Sinjali gjithashtu mëson se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një prerëse elektrike, një pajser dhe një sopat që dyshohet të jenë përdorur në rast.