Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” është arrestuar në Vlorë.
Ndaj A.S. 27 vjeç, banues në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën arrest me burg.
Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më 11 dhjetor 2020 ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë lokalit të një shtetasi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.