Vetëplagoset me armë gjuetie.
Një person nga fshati Doberdolan në Suharekë, është vetëplagosur me një armë gjuetie.
Siç mëson media, i njëjti ka kërkuar të marrë trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, e nga aty është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Burimet kanë treguar gjithashtu se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishekë të kalibrit 16 mm.