Një 30-vjeçar është prangosur ditën e sotme në Lushnjë.
Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja”.