Ankuesi mashkull në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur dhe të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash, një sasi stoli ari dhe një telefon celular.
Të njëjtit pas kryerjes së aktit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
“Vushtrri 31.01.2021-19:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash, një sasi stoli ari dhe një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”.