Një person ka raportuar dje në Polici gjatë ditës se vëllau i tij është gjetur i vetëvarur në litar në shtëpinë e tij te rruga “18 Qershori” në Skënderaj.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës.
Gjithashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet.