Policia njofton se në Lipjan me 30 janar rreth orës 20:15, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij viktimë mashkull nga Kosova.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën dhunë familjare.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, tregojnë se Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.