Në orët e para të mëngjesit të sotëm patrolla e nёnstacionit Policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veture tё tipit VW Toruan, i njëjti nuk iu ёshtё ndalur Policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe. Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec-Pejё. Tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur, vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinёs.
Rreth orës 04:30, Qenda Operative pranё Drejtorisё Rajonale nё Pejё, ёshtё informuar nga viktima se persona tё panjohur ia kanё vjedhur veturën e tipit VW Golf me targa vendore tё cilёn e kishte tё parkuar ne oborrin e tij nё fshatin Kёrstoc-Pejё.
“Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, rreth orёs 05:15, nё fshatin Grabanicё-Klinё, Policia ka dhёnё shenjё pёr ndalim veturёs sё tipit VË Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinёs, Policia iu ёshtё vёnё pas, pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc-Klinё, ёshtё vetёaksidentuar, i dyshuari ёshtё arrestuar nga Policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar Policёt tё cilёt kanё pёsuar lëndime trupore. I dyshuari: D.D i lindur më 1999”, njofton tutje policia.
Pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.