Mbrëmjen e së martës është arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishte organizuar lojëra të fatit.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në lokalin e të dyshuarit janë konfiskuar 9 shtëpiza kompjuterike.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit. Në lokalin e të dyshuarit, janë konfiskuar 9 shtëpiza kompjuterike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh.