Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë vendim që të vendos një muaj në paraburgim N.K i cili kishte dhunuar vajzën nga Prizreni, e cila në ato momente ishte e vetëm në shtëpi.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur, ashtu që:
– Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale, theksohet në komunikatën e Gjykatës.
Masa e paraburgimit do t’i llogaritet nga data 02.02.2021 deri me datën 04.03.2021.