Një hetim i vdekjes po bëhet pasi një trup i pajetë u gjetë mëngjesin e djeshëm në Graçanicë.
Në stacionin policor është raportuar se në rrethana të panjohura nga një dëshmitar është gjetur trupi i pajetë i viktimës në Graçanicë.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.