Një person i dyshimtë është arrestuar pasditen e djeshme në oborrin e një restoranti në Rahovec.
Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me pluhur ku dyshohet se është substancë e dyshuar narkotike si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrollimi i shtëpisë së tij ku janë gjetur dhe konfiskuar një qese me pluhur e dyshuar si kokainë (një armë revole) me gaz dhe pesë fishekë, 790 euro para kesh, tre telefona celular dhe një kartë identiteti italiane.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dy shuari është liruar në procedurë të rregullt.