Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth dy orë më parë në fshatin Slivovë të Prishtinës.
Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tre persona janë lënduar nga ky vetaksident.
“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut”, tha Ahmeti.