Dy persona janë lënduar pas një vetaksidenti që ka ndodhur dje në Skënderaj.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së automjetit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplaset jashtë rrugës në një pemë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri mashkull i mitur.
Të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në Mitrovicë transferohen për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e polisicë.