Një person në Klinë është arrestuar për kanosjen e personit zyrtar.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, dje në Klinë është arrestuar një person pasi që ka kërcënuar policët brenda stacionit policor.
Aty ai kishte shkuar për t’u njoftuar për arrestimin e djalit të tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.