Policia ka raportuar për një sulm ndaj një pjesëtari të vet. Me këtë rast i lënduar ka mbetur edhe në qytetar.
Sipas raportit të Policisë, një qytetar e një policë u rrahën keq të enjten para mëngjesit. Të dy përfunduan në spital. Në fund, policia nuk e arrestoi qytetarin, por e la të shkojë në shtëpi. Nuk dihet nëse janë marrë masa andaj ndaj zyrtarit policor.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e personave zyrtar dhe pas ndalimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, po ashtu edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe që të dy kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.
Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.