Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë vjedhur gjësende që kapin vlerën e mijëra eurove.
Sinjali ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për vjedhjen e gjërave që bëjnë rreth 27 mijë euro.
Gjithnjë sipas burimeve, disa persona të panjohur për pronarin e një lokali, e madje edhe të maskuar e të armatosur, janë futur me forcë në lokal.
Aty kanë arritur të vjedhin gjëra të ndryshme që kapin vlerën e rreth 27 mijë eurove.