Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në rajonin e Podujevës.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, derisa arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë 06.02.2021 – 19:10. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, siç mëson Llapi.info, i dyshuari është arrestuar për vjedhje.