Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një grabitje në filiilin e një mikrofinance në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë.
Ajo ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si edhe identifikimin e autorëve.