Derisa situata me koronavirus vazhdon të jetë mjaftë e rëndë, qytetarëve u duhet që ende të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura anti-COVID.
Por në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 480 tiketa në bazë të ligjit COVID-19, për të gjithë ata që nuk respektuan këto masa.
Duhet përkujtuar që një nga masat kyçe anti-COVID është vendosja e maskës
Për këtë edhe pati më së shumti shqiptim gjobash gjatë gjithë kohës.