Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës.
Shtetasi me iniciale K.R, 35 vjeç, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim.
35 vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.