Të hënën në orën 13:00 ka ndodhur një grabitje në një institucion mikro financiar në lagjen Dardania në Prishtinë.
Rastin në polici e ka lajmëruar menaxheri i kësaj filiale, ndërsa sipas policisë dy grabitësit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Ende nuk dihet se sa është shuma e parave të vjedhura.
“Bulevardi Bill Klinton, Prishtinë 08.02.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull kosovar, menaxher në filialin mikro financiar, ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur i kanë grabitur në shumë të parave (shuma nuk dihet) dhe janë larguar n drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.