Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Krikovë të Drenasit.
Drejtuesi i një veture ka humbur kontrollin gjatë ngasjes së automjetit dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Policia dhe zjarrfikësit e Drenasit menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë kryer punën e tyre.
Sipas lexuesve, në këtë aksident ka persona të lënduar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.