Një person ka raportuar se ia kanë vjedhur veturën në fshatin Hallaq i Vogël.
Kështu ka mësuar media nga burimet brenda Policisë.
Rasti është regjistruar në rrugën “Asmet Asllani” në këtë fshat.
I dëmtuari ka njoftuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vjedhur veturën BMW X5 me targa vendore.