Me datë 4 shkurt rreth orës 04:00 të mëngjesit, një person është ndaluar nga Policia për dhënien e ndihmës së jashtëligjshme për të huaj. Në kamionin e tij ishin të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit.
Në raportin e fundit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se me datë 4 shkurt rreth orës 04:00 të mëngjesit, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.
Policia nuk ka dhënë detaje nëse është arrestuar i dyshuar.
Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Hani i Elezit 04.02.2021-04:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.