Në rrugën "Muhamet Çami" në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit, këtë mbrëmje .
Siç shihet nga fotografitë të dërguar në redaksinë e “Bota sot” zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të “Bota sot” njerëzit kanë mbetur të bllokuar nga tymi dhe nuk po mund të dalin nga banesat e tyre duke shkaktuar dëme materiale.
Nuk dihet për të lënduar dhe por sipas burimeve shkaku i shpërthimi i zjarrit ndodhi prej orëve të rrymës, që janë të përbashkëta, kolektive.
Spas, banorëve "policia dhe zjarrfikësit janë vonuar shumë, përndryshe dëmet do të ishin më të vogla".